
1 Qershori, apo si njihet botërisht si Dita e Fëmijëve po kremtohet këtë të shtunë.
E kryeqyteti jonë, Prishtina po organizon një sërë aktivitetesh lidhur me këtë festë.
Këngë, valle, maskota dhe lojëra të ndryshme ju presin të shtunën, me 1 qershor në sheshin “Skënderbeu”.
“Festë e madhe ju pret në kryeqytet. 1 Qershori, dita e më të çmueshmëve tanë do të shënohet me plot aktivitete, të cilat do të gëzojnë e argëtojnë fëmijët. Këngë, valle, maskota dhe lojëra të ndryshme ju presin të shtunën, me 1 Qershor në sheshin “Skënderbeu”. Ejani të gjithë, të festojmë së bashku!”, thuhet në njoftimin e komunës.