Policia e Kosovës, feston me fëmijët në prag të ditës së tyre

19:41 | 31 Maj 2024
policia-e-kosoves,-feston-me-femijet-ne-prag-te-dites-se-tyre

Dita e Fëmijëve festohet me 1 qershor në mbarë botën.

Në kuadër të aktiviteteve e projekteve të përbashkëta me institucionet arsimore, sot në prag të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, zyrtarët e stacionit policor të Podujevës, festuan bashkë me fëmijët.

E policia ndau edhe një mesazh, ku thotë se do të jetë gjithmonë afër fëmijëve.

“Policia e Kosovës do të jetë gjithmonë afër fëmijëve me projekte informuese, parandaluese dhe edukuese”.

Komento: