Ferit Idrizi: Në asnjë mënyrë nuk pranoj me qenë kandidat për deputet, është mashtrim për qytetarët

11:29 | 01 Qershor 2024
ferit-idrizi:-ne-asnje-menyre-nuk-pranoj-me-qene-kandidat-per-deputet,-eshte-mashtrim-per-qytetaret


I ashpër është treguar me nominimin e kryetarëve të komunave për deputet, kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi.

Ai thotë për FrontOnline se në asnjë mënyrë nuk do të jetë kandidat për deputet.

‘’Në asnjë mënyrë nuk pranoj me qenë kandidat për deputet’’, shprehet Idrizi.

Idrizi e konsideron mashtrim kandidimin për deputet të kryetarëve të komunave.

‘’Është mashtrim i qytetarëve, çdo kryetar komune që kandidon për deputet, i mashtron qytetarët. Ne duhet me qenë shumë të sinqertë me qytetarët dhe duhet me i krye obligimet ndaj tyre’’, shtoi ai

I pari i Vushtrrisë potencon se po qese nuk do ishin kryetarë, do të diskutohej çështja nominimeve.

‘’Nëse nuk ishim qenë kryetar komune, atëherë kishim shikuar. A po duam me qenë të sinqertë me qytetarë a jo, kush kandidon për deputet e që është kryetar, mashtron’’ deklaroj Ferit Idrizi.

Komento: