Ramosaj: Nëse AAK më kërkon nominimin për deputet, do e pranoj

15:28 | 01 Qershor 2024
ramosaj:-nese-aak-me-kerkon-nominimin-per-deputet,-do-e-pranoj


Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, thotë se do e pranonte kandidimin për deputet, nëse këtë ia kërkon partia e tij, AAK.

Ai thotë se nuk ka pasur akoma diskutim Brenda AAK-së për këtë temë.

‘’Ende nuk është diskutim brenda partisë, kur jemi më afër vendimit mundemi me fol. Jemi njerëz të partisë dhe çka do që vendos partia, ne i pranojmë vendimet’’ deklaron Ramosaj për FrontOnline.

Kryetari Ramosaj thotë se tashmë janë në fazën preliminare të vendimeve.

‘’Por jemi në fazën preliminare Derisa nuk është vendos për këtë, nuk jam i sigurt për asgjë’’ u shpreh Bashkim Ramosaj.

Komento: