Aksident mes tri veturave te Parku i Biznesit, lëndohen katër persona

18:09 | 01 Qershor 2024
aksident-mes-tri-veturave-te-parku-i-biznesit,-lendohen-kater-persona

Një aksident mes tri veturave ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, saktësisht te Parku i Biznesit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka bërë të ditur se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar katër persona.

“Policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (te Parku i Biznesit). Njësiti policor, që i është përgjigjur rastit, njofton se në aksident janë përfshirë tri vetura, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë ai./Front Online/

Komento: