
Kandidatja për kryetare të Preshevës, Ardita Sinani ka votuar para pak çastesh.
Ajo ka ftuar të gjithë qytetarët që ta dalin në votime.
“Sot, është dita kur vendoset për qeverisjen e ardhshme komunale. Vendoset për 4 vitet që i kemi përpara. Sot, është dita kur të gjithë bashkë duhet të angazhohemi që të dalim masivisht e ta shfrytëzojmë të drejtën e votës. Andaj, ju ftoj edhe njëherë që ta shfrytëzoni këtë të drejtë e të dilni të votoni”, shkruan ajo në Facebook.
Tutje, ajo ka shkruar se “të gjithë qytetarët e Komunës së Preshevës, sot te kutia e votimit do ta kenë mendjen tek përcaktimi i përzgjedhjes së atyre që punojnë me zemër për vendin tonë”.