
Valentina Bunjaku-Rexhepi, anëtarja e Komisionit Parlamentar për Ekonomi, deklaron se Qeveria aktuale po abuzon me Bordin e Agjencisë së Privatizimit.
Deputetja e LDK-së ka thënë për Front Online se pushteti aktual ka vazhduar valën e shitjeve.
“Qeveria po abuzon edhe me Bordin e AKP e drejtorin e saj. Vala e 65-të që e ka përgatit për shitje qeveria Kurti kjo i bie që kanë pasur me ardh në pushtet dhe me vazhdu valën e shitjeve edhe më shumë se qeveritë e tjera”.
Deputetja e LDK-së tha se dështimet në AKP janë skandaloze.
Ajo ka numëruar disa nga dëmet që janë bërë.
“AKP-ja nuk u shua. Shitja dhe likuidimi vazhduan. Bordi u bë me militantë partiakë. Dështimet në AKP ishin skandaloze. Dëmet janë rënia e vlerës së aseteve, hutimi, degradimi i AKP-së, ndikimi negativ tek të interesuarit për privatizim, humbja e besimit në AKP etj”. /FrontOnline/