Vetura godet dhe lëndon tre persona në një parking

12:39 | 03 Qershor 2024
vetura-godet-dhe-lendon-tre-persona-ne-nje-parking

Në rrugën Pejë-Prishtinë një person ka goditur me veturë tre persona të cilët ishin duke qëndruar në një parking.

“Raportohet se në një parking, një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, ka goditur tre këmbësorë që ishin afër një autobusi të parkuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar tre persona meshkuj. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”.

Komento: