Dalin pamjet e adoleshentit nga Fushë-Kosova që u rrah me grushte nga disa persona

20:50 | 04 Qershor 2024
dalin-pamjet-e-adoleshentit-nga-fushe-kosova-qe-u-rrah-me-grushte-nga-disa-persona

Një prind në Fushë-Kosovë ka raportuar se disa persona ia kanë rrahur djalin.

Radio Televizioni i Kosovës ka publikuar pamjet ku shihen disa persona duke e rrahur një adoleshent.

Prindi i tij në anonimitet ka treguar se si djali i tij u rrah me grushta nga pesë persona para lagjes së tij. Ai thotë se kur ka dalë nga banesa e ka parë djalin e gjakosur.

Ai tha se e ka lajmëruar policinë e Kosovës dhe janë ndërmarrë veprime hetimore.

Komento: