27-vjeçarja nga Kosova gjendet pa jetë në banesën e saj në Zvicër

11:02 | 05 Qershor 2024
27-vjecarja-nga-kosova-gjendet-pa-jete-ne-banesen-e-saj-ne-zvicer

Një vajzë e re nga Deçani është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Zvicër.

Vitesa Kukalaj vdiq në moshën 27-vjeçare.

Policia dhe Prokuroria në shtetin helvetik po e hetojnë rastin si vdekje të dyshimtë.

Lajmin për vdekjen e 27-vjeçares e kanë dhënë familjarët e saj në rrjetet sociale.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë farefisin, miqtë, shokët e dashamirët se më e dashura jonë Vitesa (Amir) Kukalaj, në moshën 27 vjeçare papritmas ndërroi jetë. Varrimi bëhet nesër me datë 06.06.2024 ( e enjte), në orën 14:00, në varrezat e fshatit Voksh. E pamja vazhdon dy dit pas varrimit në fshatin Voksh. Vitesa iku në moshë të re duke na lënë përjetë të pikëlluar.Do të kujtojmë gjithmonë me mall e dashuri!”, thuhet në njoftimin e familjes.

Komento: