Prokuroria Speciale jep detaje për arrestimin e dy shqiptarëve të dyshuar për spiunazh me shërbimin sekret serb

14:49 | 05 Qershor 2024

Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar të mërkurën se janë arrestuar dy shqiptarë në Ferizaj, nën dyshimet për spiunazh me shërbimin sekret serb.

Sipas njoftimit, Prokuroria së bashku me AKI’në ka zhvilluar një operacion

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka zhvilluar bastisje në dy lokacione të Kosovës dhe ka arrestuar dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “spiunazhi”

Prishtinë, 5 qershor 2024 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e njofton opinionin publik se pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, sot në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe AKI-në, ka zhvilluar bastisje në dy lokacione të Kosovës dhe ka arrestuar dy persona me nënshtetësi Kosovare, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “spiunazhi”, nga neni 124 të KPRK-së.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ndaj të dyshuarve ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh dhe ndaj të njëjtëve do të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.- thuhet në komunikatën për media.

Me Aktvendim të Prokurorit të Prokurorisë Speciale,  të arrestuarit janë dërguar në ndalim për 48 orë.

Komento: