Dy të arrestuar me fletarrest ndërkombëtar, njëri nga Polonia e tjetri nga Turqia

17:04 | 06 Qershor 2024

Policia e Kosovës ka njoftuar se njësiti FAST-ILECU, në dy ditët e fundit, ka kryer dy arrestime me urdhërarrest ndërkombëtar.

Siç thuhet në njoftimin e PS-së, më 4 qershor, është arrestuar shtetasi polak, i kërkuar në bazë të letër-rreshtimit ndërkombëtar (Red-Notice-Interpol), të lëshuar nga autoritet e Polonisë.

Me urdhër të prokurorit kompetent të Prokurorisë Themelore-Prishtinë, personi i kërkuar është dërguar në mbajtje.

Ndërsa, më 6 qershor, është arrestuar personi i kërkuar në bazë të letër-rreshtimit ndërkombëtar, lëshuar nga autoritet e Turqisë.

Me urdhër të prokurorit kompetent të Prokurorisë Themelore-Prishtinë, personi i arrestuar është dërguar në mbajtje.

Në të dyja rastet, sipas policisë, do të vazhdojnë procedurat e parapara për rastet kur realizohen arrestime me urdhërarrest ndërkombëtar.

Komento: