Sveçla në Itali, me homologun e tij flasin për bashkëpunim kundër krimit të organizuar dhe migrimit ilegal

19:42 | 06 Qershor 2024
svecla-ne-itali,-me-homologun-e-tij-flasin-per-bashkepunim-kunder-krimit-te-organizuar-dhe-migrimit-ilegal

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla është pritur nga homologu i tij italian Matteo Piantedosi.

Siç ka shkruar Sveçla në “X”, të enjten, në këtë takim është diskutuar për përpjekjet e përbashkëta të Kosovës dhe Italisë në luftimin e krimit të organizuar, migracionit të paligjshëm, trafikimit.

Po ashtu, është diskutuar edhe për raportet e Kosovës me Italinë.

“Diskutuam për përpjekjet tona të përbashkëta kundër krimit të organizuar, migracionit të paligjshëm, trafikimit dhe bashkëpunimit të shkëlqyer mes Forcave tona të Policisë. Faleminderit për mbështetjen e Italisë”, ka shkruar Sveçla

Komento: