Tre persona të lënduar rëndë pas një aksidenti në Prishtinë

11:02 | 07 Qershor 2024
tre-persona-te-lenduar-rende-pas-nje-aksidenti-ne-prishtine

Tre persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore pas një aksidenti që ka ndodhur mes dy automjeteve dhe një motoçiklete në Prishtinë.

Lidhur me këtë aksident është arrestuar një shtetase e huaj.

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy automjeteve dhe një motoçiklete me vozitës: dy femra, njëra kosovare, tjetra shtetase e huaj dhe një mashkulli kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona, vozitësja e motoçikletës e cila është në gjendje të rëndë dhe dy pasagjerë, një mashkull dhe një femër kosovare. Lidhur me rastin është arrestuar e dyshuara femër shtetase e huaj dhe e njëjta me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

Komento: