Galushi: Asistenti më njofton apo rikujton për çdo aktivitet që e kam

12:23 | 07 Qershor 2024
galushi:-asistenti-me-njofton-apo-rikujton-per-cdo-aktivitet-qe-e-kam

Erxhan Galushi, deputet në Kuvend të Kosovës thotë për “Front Online” se ka asistentë personal, që i lejohet sikurse çdo deputeti tjetër.

Galushi tregon se ai i ndihmon në agjendën e tij, e njofton për grupet punuese dhe ia rikujton aktivitetet që është i angazhuar.

“Secilit deputetë të Kuvendit të Kosovës i takon një asistent personal me ç’rast edhe unë kam një të tillë. Ai e përcjellë agjendën time lidhur me punën e deputetit që e kam, më njofton lidhur me grupet punuese që i kam, punojmë bashkë. Ai më njofton apo rikujton për çdo aktivitet që e kam dhe më ndihmon lidhur me to”, tha Galushi.

Poashtu ai thotë se përpos pagës, asistenti i tij nuk ka asnjë benefit tjetër. “Ai paguhet nga buxheti i Kuvendit të Kosovës, dhe nuk merr asnjë benefit tjetër”, tha Galushi për Front Online.

Lista e asistentëve, pagat dhe shtesat e tyre

Komento: