
Deputeti i VV-së dhe anëtari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Enver Dugolli, thotë për FrontOnline se nuk posedojnë informacione se sa mund të jetë numri i agjentëve nga Kosova të integruar në një agjenci të huaj spiunazhi, në këtë rast në BIA.
‘’Nuk e posedojmë ndonjë infromacionë të tillë, me siguri AKI dhe institucionet e sigurisë e kanë ndonjë numër, por ne nuk e kemi ndonjë numër të tillë dhe kush do që flet në këtë drejtim duhet me qenë të kujdesshëm dhe tëi referohet informacioneve zyrtare’’, thotë ai.
Dugolli, kërkon që të mos ketë deklarata as për fryrje apo zvogëlim të numrit të spiunëve, sepse kjo nuk e ndihmon aspak vendin.
‘’Sepse edhe fryrja por edhe zvogëlimi i numrit të tyre nuk na ndihmon, sepse jemi të ekspozuar nga një luftë hibride nga ana e Serbisë dhe duhet me iu besuar institucioneve të sigurisë’’ theksin ai.
Deputeti Dugolli, po ashtu thotë se nuk ka informacion se sa mundet me u paguar një agjent i huaj.
‘’Nuk e kemi as informacionin se sa mundet me u paguar një agjent, prandaj edhe në këtë drejtim nuk mund të them asgjë më shumë’’, përfundon ai.