Arrestohet një rus në Grizhan të Zveçanit, hyri në Kosovë ilegalisht

09:32 | 08 Qershor 2024
arrestohet-nje-rus-ne-grizhan-te-zvecanit,-hyri-ne-kosove-ilegalisht

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një rus në fshatin Grizhan të Zveçanit, pasi i njëjti pasi që gjatë legjitimimit të dokumenteve dhe verifikimit në sistem hyrje-dalje kufitare, i dyshuari nuk figuron se ka hyrë në RKS në mënyrë të rregullt.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ai është arrestuar në mëngjesin e së premtes.

Komento: