
Kryetari i Shoqatës së Distribuimit Farmaceutik të Kosovës, Ismajl Shurdhaj, për FrontOnline ka folur ligjur me Ligjin për Çmimin e Barnave.
Shurdhaj thotë se janë edhe 2 mijë e 200 produkte ose rreth 40% e produkteve tjera nuk janë pranuar ende nga Ministria e Shëndetësisë, pasi që sipas tij ka kaluar afati ligjor për deklarim.
‘’Janë edhe 2.200 produkte ose më mirë më thënë rreth 40% e produkteve tjera që qarkullojnë në tregun e Kosovës e të cilat akoma nuk janë pranuar nga MSH, sepse sipas tyre afati ligjor i paraparë për deklarim, ka kaluar me një ditë, kështu që rreth 40% të produkteve, çmimet janë të padeklaruara’’ thekson ai.
Kreu i SHDF-së, thotë se Sigurimi Shëndetësor do të ishte bazë për rregullimin e çmimit të barnave.
‘’Me të thënë të drejtën nuk e kam parë deri tash se Kosova nuk e ka rregullu çështjen e rregullimit të shëndetit, sepse sigurimi shëndetësor do kishte me qenë bazë, themel, i rregullimit të çmimeve farmaceutike dhe shërbimeve shëndetësore, deri më tani na mungon Fondi për Sigurime Shëndetësore dhe në mungesë të saj, deri më tash tregu farmaceutik në Kosovë ka qenë i lirë si çdo treg tjetër’’ deklaron ai.
Shurdhaj për FrontOnline, thotë se me ligjin e ri, barnatoret pritet të fitojnë rreth 25%, e që për të konsiderohet si vlerë reale e fitimit.
‘’Duke qenë se jemi në këtë situatë, ne kemi barnatore që nuk fitojnë sa është e paraparë me këtë ligj, 25%, fitojnë ndoshta më pak, fitojnë 15%, 20% 10% edhe në disa produkte këtu është dallimi, sepse barnatoreve iu ka siguru një marzhë 25% e që mendoj se është reale, ndërsa ka barnatore në Kosovë që fitojnë me 10%, 15% e kështu’’ potencon ai.
Kryetari i Shoqatës së Distribuimit Farmaceutik të Kosovës, shprehet se shumë distributor kanë pasur frikë se çka do të ndodhë pas këtij ligji dhe se si do të shkoj procedura e çmimit.
‘’Në anën tjetër ndoshta kemi edhe ngritje sepse është hera e parë që deklarojmë çmime, sepse edhe shumë distributor farmaceutik kanë qenë të frikësuar se si po shkon procedura e çmimit, ndoshta edhe i kanë ngritë çmimet më shumë se sa duhet, sepse kemi parasysh se nëse një firmë farmaceutike i ka 10 ose 5 produkte, pesë të tilla munden me dalë prej tregut dhe kjo ka qenë frika e tyre’’ shton ai.
Ani pse do të ketë ligj, për Shurdhajn, as ky ligj nuk do i zgjidhë problemet dhe pakënaqësisë, derisa thotë se janë për të i rregulluar këto çështje.
‘’Ne e dijmë se ka probleme, ka me pas probleme, dhe nuk mundemi qysh me herën e parë me rregullu. Ne i mbrojmë anëtarët tanë, ne kemi qenë gjithmonë skeptik në këtë ligj, ne kemi qenë për nevilizim të çmimeve për me rregullu këtë çështje brenda mundësive sa na lejojnë ligjet aktuale dhe sa na mbronë Kushtetua jonë. Mungojnë sigurimet shëndetësore, ne kemi qenë skeptik se kjo çështje të rregullohet. Kemi vende ku mundemi me marrë përvojën e vendeve tjera, se si e kanë nisë këtë proces dhe jo ku janë sot’’ potencon tutje ai për FrontOnline.
Shurdhaj, thotë se si model e kanë marrë Slloveninë dhe Greqinë për zhvillimin farmaceutik të Kosovës, sepse është më i përshtatshëm dhe më i zbatueshëm ky model.
‘’Përshëmbull si model e kemi Slloveninë dhe Greqinë, dhe Kroacinë se kemi sepse edhe vetë farmacistët atje kanë thënë se nuk ka qenë model i mirë për zhvillimin farmaceutik. Ke parasysh se ne jemi treg i vogël dhe na duhen molekula dhe barna të regjistruara në këtë treg dhe me këtë ligj në qoftëse dalin me çmime jo të përshtatshme rrezikojnë shumë prej tyre me u tërheq, dhe dëmi do të ishte shumë më i madh se sa mendojmë’’ tregon ai.
Kreu i SHDFK-së, deklaron se me një ligj prej shtatë faqesh, nuk mund të rregullohen krejt çështjet, por që duhet pasur kujdes.
‘’Dje i kemi shkruar MSH-së sepse ka pasur ankesa nga anëtarët tonë, për fatin e tyre nuk e di si do të bëhet. Është ligj i mangët, ligj me 7 faqe dhe një ligj i tillë s’mundet me rregullu këtë çështje. Duhet me pasur shumë kujdes se si sillemi në këtë rast’’ përfundon Shurdhaj për FrontOnline./FRONTONLINE/