Aksident mes katër veturave në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohen tre persona

20:04 | 09 Qershor 2024
aksident-mes-kater-veturave-ne-rrugen-prishtine-podujeve,-lendohen-tre-persona

Katër vetura janë përfshirë në një aksident orët e para të së dielës në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës ka dhënë detaje për Front Online.

Të lënduar nga ky aksident kanë mbetur tre persona, njoftoi Ahmeti.

“Sot rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, tregoi Ahmeti.

Komento: