Aksident në fshatin Mrasor të Rahovecit, dy të lënduar

21:05 | 09 Qershor 2024
aksident-ne-fshatin-mrasor-te-rahovecit,-dy-te-lenduar

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 15:30 në rrugën Gjakovë – Klinë, konkretisht në fshatin Mrasor të Rahovecit.

Kështu tha për Klankosova.tv Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës.

Elezaj tha se të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Sipas të dhënave të pranuara nga personeli mjekësor, bëhet fjalë për lëndime të lehta trupore”, tha Elezaj

Komento: