Osmani e njofton Blairin me djalin e heroit Afrim Bunjaku

16:06 | 10 Qershor 2024
osmani-e-njofton-blairin-me-djalin-e-heroit-afrim-bunjaku

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka njoftuar ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe Tony Blair me djalin e heroit Afrim Bunjaku, i cili u vra më 24 shtator të vitit të kaluar në Banjskë pas sulmit terrorist të Serbisë.

Djali i heroit po qëndronte në oborrin e Kuvendit bashkë mennjë numër nxënësish, ku edhe e pritën mysafirin special.

Blair po e zhvillon një vizitë zyrtare në vigjile të 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Ai e mbajti një fjalim para deputetëve, ku tha se “nuk pendohet aspak për ndihmën e dhënë Kosovës”.

Ish-kryeministri britanik ka një rol shumë të rëndësishëm në vitin 1999-të ku edhe u çlirua vendi ynë.

Komento: