Haxhiu uron ditën e Çlirimit të Kosovës dhe ditëlindjen e Lëvizjes Vetëvendosje

10:42 | 12 Qershor 2024
haxhiu-uron-diten-e-clirimit-te-kosoves-dhe-ditelindjen-e-levizjes-vetevendosje

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se 12 qershori do të mbetet ndër datat më të lavdishme për Kosovën.

Në 25-vjetorin e çlirimit të vendit tonë, ajo tha se në këtë ditë “kujtojmë çdo dëshmor e martir të rënë, dhe çdo sakrificë të bërë për të arritur deri këtu, duke e bërë Kosovën një vend të lirë dhe të pavarur, të përkushtuar për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur për të gjithë qytetarët e saj”.

“Në historinë tonë kombëtare, 12 qershori do të mbetet ndër datat më të lavdishme. Sot shënojmë 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës. Një çerek shekulli më parë, përpjekjet dhe sakrificat e pandalshme të popullit tonë, të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe me mbështetje të miqve ndërkombëtarë, arritëm lirinë dhe pavarësinë e shumëpritur. Në këtë ditë kujtojmë çdo dëshmor e martir të rënë, dhe çdo sakrificë të bërë për të arritur deri këtu, duke e bërë Kosovën një vend të lirë dhe të pavarur, të përkushtuar për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur për të gjithë qytetarët e saj”, shkroi Haxhiu, njofton Klankosova.tv.

Në po të njëjtën datë, Lëvizja Vetëvendosje feston ditëlindjen e saj.

Lidhur me këtë, Haxhiu tha se kjo lëvizje me energjinë dhe përkushtimin e saj, me vajzat dhe djem, burra e gra, të pa zbrapsur, bëri rrugë të gjatë e të vështirë, duke mbajtur lart idealet dhe duke mos i braktisur ato.

“Gjithashtu, sot festojmë edhe ditëlindjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, një lëvizje që luan një rol të rëndësishëm në jetën politike dhe shoqërore të Kosovës. Me energjinë dhe përkushtimin e saj, me vajzat dhe djem, burra e gra, të pa zbrapsur, bëri rrugë të gjatë e të vështirë, duke mbajtur lart idealet dhe duke mos i braktisur ato. Në këtë ditë të rëndësishme, kujtojmë dhe nderojmë të kaluarën tonë, duke punuar së bashku për një të ardhme më të ndritur dhe të begatë.  Urime për Kosovën tonë të lirë dhe të pavarur!  Urime për Lëvizjen tonë”, ka shkruar më tej ministrja.

Komento: