Haradinaj pret në takim presidentin e Shqipërsë, Bajram Begaj

14:59 | 12 Qershor 2024
haradinaj-pret-ne-takim-presidentin-e-shqiperse,-bajram-begaj

Me rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka vizituar Grupin Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Sot në Ditën e Çlirimit të Kosovës, na nderoi me vizitë Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj. Gëzuar Dita e Çlirimit shqiptarë kudo që jeni! Faleminderit President Begaj! Faleminderit Shqipëri!”, ka thënë Haradinaj./FrontOnline/

Komento: