Osmani: Në marshin e FSK-së dhe Policisë, ngërthehet historia dhe sakrifica e një populli që luftoi për liri dhe pavarësi

18:00 | 12 Qershor 2024
osmani:-ne-marshin-e-fsk-se-dhe-policise,-ngerthehet-historia-dhe-sakrifica-e-nje-populli-qe-luftoi-per-liri-dhe-pavaresi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në rrjetin social Facebook, ka shpërndarë një video të shkurtër të marshit të FSK-së dhe Policisë së Kosovës për 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Ajo ka shkruar se secili marsh është i lidhur me historinë e një populli për liri dhe pavarësi.

“Në marshin e secilit pjesëtar të FSK-së dhe të Policisë, ngërthehet historia dhe sakrifica e një populli që ka luftuar për liri dhe pavarësi”, ka shkruar ajo.

“Vajza dhe djem, përpara përherë me dinjitet, krenari e besnikëri!”, ka shtuar presidentja Osmani.

Komento: