
Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi dyshohet se dogji tri vetura në dhjetor të vitit 2023.
Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se i arrestuari është: Mehdi Rrustemi, 36 vjeçar.
Rrustemi dyshohet për veprat zjarrvënie dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, pasi më 10 dhjetor të vitit 2023, kishte djegur tri vetura në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë.
Rastin e arrestimit e ka konfirmuar edhe Policia, e cila njofton se i dyshuari me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i Policisë:
Arrestohet një person i dyshuar për veprat zjarrvënie dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm
Hetuesit e Njësitit të hetimeve të Përgjithshme -Prishtinë, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën zjarrvënie të raportuar me datën 10.12.2023.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë, ku janë përfshirë nga zjarri tri vetura.
Personi i arrestuar:
M.Rr, mashkull, 36 vjeç, pas intervistimit
me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.