25-vjetorit i Çlirimit, vazhdojnë edhe më tej organizimet për nder të kësaj dite

11:32 | 13 Qershor 2024
25-vjetorit-i-clirimit,-vazhdojne-edhe-me-tej-organizimet-per-nder-te-kesaj-dite

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se organizimet për nder të 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim.

Në fjalën e tij në mbledhjen e qeverisë, Kurti tregoi së do të ketë organizime edhe më 15, 19 dhe 21 qershor.

“Më 15 qershor bëhet përurimi i shtegut të lirisë “Pashtriku” në Has. Më 19 qershor promovohet libri “Shqiptarët dhe serbët, e vërteta kundër të pavërtetës” i profesor Shyqyri Nimani. Më 21 qershor mbahet ekspozita dhe koncerti për Ditën Botërore të Muzikës nga shoqata e kompozitorëve të Kosovës”, tha Kurti.

Më tej, shefi i qeverisë ka falënderuar të gjithë zyrtarët shtetëror dhe institucionet shtetërore për angazhimin, punën, pritjen e kujdesen për mysafirët e ftuar për nder të Çlirimit të Kosovës.

Komento: