Deklarata përfundimtare nga samiti i Buergenstock pranë Lucernit në Zvicër, e cila u mbështet nga 80 vende, mbështeti integritetin territorial të Ukrainës dhe bëri thirrje për dialog për të arritur paqen.
“Ne konfirmojmë angazhimin tonë për t’u përmbajtur nga kërcënimi ose përdorimi i forcës kundër integritetit territorial ose pavarësisë politike të çdo shteti, ndaj parimeve të sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të të gjitha shteteve, përfshirë Ukrainën, brenda kufijve të tyre të njohur ndërkombëtarë, përfshirë ujërat territoriale, dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet me mjete paqësore si parime të të drejtave ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë.
“Ne besojmë se arritja e paqes kërkon përfshirje dhe dialog midis të gjitha palëve,” shtohet në deklaratë.