Burri nga Mitrovica sulmon me thi*kë gruan, arrestohet nga policia

12:04 | 19 Qershor 2024
burri-nga-mitrovica-sulmon-me-thi*ke-gruan,-arrestohet-nga-policia

Një burrë nga Mitrovica e jugut, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, mbi dyshimin se mesditën e së martës që e lëmë pas, e ka sulmuar fizikisht dhe ka gërvishtur me thikë gruan e tij.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes çiftit, ndërsa dhe gruaja më pas është ankuar edhe në polici.

”Mitrovicë Jugu 18.06.2024-12:40. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht, e me pas edhe është gërvishtur me thikë nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”.

Komento: