Rrahje në Prishtinë, arrestohet një të dyshuar dhe konfiskohen armë e thika

09:04 | 20 Qershor 2024
rrahje-ne-prishtine,-arrestohet-nje-te-dyshuar-dhe-konfiskohen-arme-e-thika

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 00:14 në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë ka ndodhur një rrahje.

Me të arritur në vend ngjarje  zyrtarët policor kanë vërejtur disa persona të cilët në momentin që kanë vërejtur prezencën e policisë janë shpërndarë në drejtime të ndryshme.

“Aty afër nga persona të panjohur ishte hedhur një armë –pistoletë  e kalibrit 7.65 mm me një karikatorë pa fishek , një thikë ,, Boker ‘’ dhe një thikë kuzhine, të cilat janë konfiskuar, ndërsa personit të dyshuar mashkull kosovar i është gjetur 0.9 gram substance e dyshuar narkotike”, ka njoftuar policia.

I dyshuari është arrestuar  dhe me vendim të prokurorit pas  intervistimit  lirohet në procedurë të rregullt.

Komento: