Policia arreston dy persona për posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve

11:15 | 21 Qershor 2024
policia-arreston-dy-persona-per-posedim-dhe-shperndarje-te-paautorizuar-te-narkotikeve

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona për posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve

Policia bën të ditur se gjatë kontrollit tek i dyshuari i parë është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 37.1 gram, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit tjetër, si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar 419.1 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

“Lidhur me rastin është bërë evidentimi i dëshmive të gjetura si prova materiale, dhe me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, teksa rasti i është nënshtruar procedurave të mëtejme hetimore”, njofton PK.

Komento: