AGK me telegram ngushëllimi për vdekjen e kolegut Fisnik Vejsa

13:55 | 21 Qershor 2024
agk-me-telegram-ngushellimi-per-vdekjen-e-kolegut-fisnik-vejsa

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, me dhimbje të madhe ka pranuar lajmin për vdekjen e gazetarit Fisnik Vejsa.

Vejsa për shumë vjet ishte pjesë e televizionit Tribuna, autor i emisionit “Fauna Jonë” në KTV, si dhe producent i disa prodhimeve mediatike të njohura në vend, si seriali “O sa mirë” i transmetuar në Klan Kosova.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të gazetarit Vejsa.

Komento: