Deçani e shpalli “Qytetar Nderi”, Begaj: Mbresat dhe emocionet e kësaj dite janë të jashtëzakonshme

13:26 | 23 Qershor 2024
decani-e-shpalli-“qytetar-nderi”,-begaj:-mbresat-dhe-emocionet-e-kesaj-dite-jane-te-jashtezakonshme

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është shpallur “Qytetar Nderi” nga komuna e Deçanit, për çka ai është shprehur shumë i emocionuar.

Ai është shprehur se e ka përfaqësuar Shqipërinë kudo, por mbresat dhe emocionet e ditës së sotme, i përshkroi si të jashtëzakonshme.

“Për pak bëj dy vjet që jam president i Republikës së Shqipërisë, e kam përfaqësuar Shqipërinë kudo gjatë këtyre dy viteve, por mbresat dhe emocionet e kësaj dite janë të jashtëzakonshme, shumë faleminderit për mikpritjen”, u shpreh ai.

Komento: