Aksident në Sllagrazhd të Suharekës, lëndohen gjashtë persona

14:02 | 23 Qershor 2024
aksident-ne-sllagrazhd-te-suharekes,-lendohen-gjashte-persona

Një aksident ka ndodhur në fshatin Sllagrazhd të Suharekës, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar gjashtë persona.

Në aksident janë përfshirë dy vetura.

Rastin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot me date 23.06.2024, rreth orës 12:05 është raportuar për një aksident trafiku në fshatin Sllagrazhd të Suharekës. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Përveç dëmeve materiale 6 persona kanë marr lëndime trupore”, tha Bytyqi.

Ndërkaq, policia është në vendngjarje duke u marr me aksidentin./Klankosova.tv.

Komento: