Zidane ua tregon ‘derën’ shumë lojtarëve të Realit

14:00 | 04 Maj 2019

Trajneri i Real Madrdi, Zinedine Zidane ka treguar planet e skuadrës maadriliene gjatë verës.

Zidane ka përsëritur edhe njëherë se do të ketë prurje dhe largime në afatin kalimtar të verës.

Real Madridi ka pasur një sezon për t’u harruar. Që në muajin mars, Los Blancos mbetën jashtë gare për çdo trofe të mundshëm dhe po luajnë vetëm sa për statistika, raporton Gazeta Express.

Se sezoni ka qenë zhgënjyes, tregon edhe fakti që Zinedine Zidane është rikthyer pasi u shkarkuan 2 trajnerë; Julen Lopetegui dhe Santiago Solari.

Tashmë në Spanjë raportohet për një revolucion te 13 herë kampionët e Evropës.

Por, Zidane, që konferencë pas konferencë flet për këtë gjë, tani thotë se shumë lojtarë do të qëndrojnë – duke dhënë sinjale se mund të mos ketë shumë blerje.

“Ky është sezoni që është, duhet të mendojmë për edicionin e ardhshëm sepse do të kemi ndryshime, por gjithashtu edhe shumë do të qëndrojnë dhe tifozët do të jenë të njëjtit – kemi nevojë për ta”, tha Zidane.

“Kërkoj nga tifozët që nesër kundër Villarreal të në mbështesin, do të tentojmë të luajmë mirë, si ndeshjen e fundit në shtëpi, kundër Athletic”.

Ai gjithashtu ka treguar se blerjet mund të mos vijnë menjëherë pas përfundimit të sezonit.

Zizu ka thënë sa ka kohë gjatë gjithë verës për të gjetur më të mirët dhe të duhurit për Realin.

“Transferime para nisjes përgatitore për sezonin e ri? Nuk e di nëse është e mundshme kjo. Do të kemi kohë sepse s’ka Botëror apo Evropian”, tha Zidane.

“Është e vërtetë që pas këtyre ndeshjeve të mbetura, shumë do të luajnë me Kombëtaret e tyre, disa do të shkojnë në Copa America, por do të kemi kohë për të përgatitur sezonin. Deri 31 gusht mund të ndodh gjithçka”, deklaroi ai.

Komento: