Edita Tahiri: Pasi Asociacioni është i mirë sipas Lajçakut, pse BE nuk po e bën publik dokumentin

15:29 | 25 Qershor 2024
edita-tahiri:-pasi-asociacioni-eshte-i-mire-sipas-lajcakut,-pse-be-nuk-po-e-ben-publik-dokumentin

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar pas deklaratës së emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak, i cili tha se “nuk do të propozoja kurrë diçka që nuk do ta propozoja për vendin tim (për draftin e Asociacionit”.

Tahiri përmes një postimi në Facebook, thotë se nëse qenka i mirë ky draft i Asociacionit i propozuar nga BE-ja dhe i pranuar nga kryeministri Kurti, pse nuk e bën publik dokumentin që ta shoh populli i Kosovës.

“Pasi Lajcak pohon se asociacioni i propozuar nga BE-ja eshte i mire dhe se Kurti e ka pranuar – atehere pse BE-ja spo e bene publike dokumentin qe ta shoh populli i Kosoves, sepse populli e ka verdiktin, dhe jo as Kurti e as BE-ja”, shkroi znj. Tahiri.

Komento: