Siljanovska -Davkova: Bashkëpunimi me Kosovën do të vazhdojë

16:00 | 25 Qershor 2024
siljanovska-davkova:-bashkepunimi-me-kosoven-do-te-vazhdoje

Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska -Davkova priti sot në një takim ambasadorin e Kosovës në Shkup, Florian Qehaja.

Në takim, presidentja maqedonase shprehi pritshmëritë e sajë se trendi pozitiv i zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike me Kosovën, si një partner i rëndësishëm, do të vazhdojë edhe në të ardhmen

Davkova dhe Qehaja kanë vlerësuar se “përmirësimi i marrëdhënieve dypalëshe përmes bashkëpunimit konstruktiv dhe dialogut është interesi i përbashkët, si dhe për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit”

Disa javë më parë, Davkova u zgjodh presidente e Maqedonisë së Veriut.

Komento: