Rihapet “Albkings”, grupi denigrues ndaj grave e vajzave

16:52 | 25 Qershor 2024
rihapet-“albkings”,-grupi-denigrues-ndaj-grave-e-vajzave

Është hapur sërish grupi “Albkings”, i cili po publikon foto e video intime, por edhe të dhënat personale të grave e vajzave.

Në redaksinë e Klankosova.tv kanë ardhur bisedat nga grupe të ndryshme për rihapjen e “Albkings-it”, duke bërë thirrje që të përhapet informata për rihapjen e tij.

“Çka po pret, kallxoj krejt shoqërisë, mahallës e kojshive që “Albkings” është rikthyer me shumë degjenerime”, thuhet ndër të tjera.

Megjithëse, në fund të muajit të kaluar, prokuroria kishte njoftuar se grupi ishte mbyllur përfundimisht, e njëjta gjë duket se nuk ka ndodhur.

Komento: