Ai ia ka fyer motrën, zbulohet ‘misteri’ i goditjes që Zidane ia bëri Materazzit

15:57 | 04 Maj 2019

Ishtë ‘mister’ arsyeja e goditjes që Zidane ia bëri Materazzit.

Më shumë se një dekadë paqartësi përreth përjashtimit të Zinedine Zidanes në finalen e Kupës së Botës së vitit 2006.

Legjenda franceze ishte ndëshkuar me karton të kuq në pjesën e dytë të vazhdimeve të asaj finale, që Franca humbi pas ekzekutimit të penalltive nga Italia.

Që nga ajo kohë, ka pasur shumë spekulime për kartonin e kuq të Zindanes, i cili qëlloi me kokë në gjoks Marco Materazzin, për t’u përjashtuar nga loja në ndeshjen e fundit të karrierës së tij.

Është ‘ESPN’ që më në fund ka zbuluar sekretin që na ka mbajtur peng për 13 vite.

Marco Materazzi thuhet se nuk e ka fyer Zidanen në nënën e tij, por në të motrën, për të bërë pastaj që francezi ta godiste në gjoks me kokë./Lajmi/

Komento: