Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në një konferencë për media ka folur për siç ka thënë ai dështimin më të madh kësaj qeverie që lidhet me programin legjislativ.
Ai ka prezantuar një dokument për të cilin ka thënë se është letërnjoftimi i secilës qeveri, dhe se ky dokument është dështimi i kësaj qeverie.
Tahiri ka thënë se kjo qeveri në periudhën Janar-Qershor 2024 janë paraparë 54 ligje, prej tyre ligje të miratuara i kemi vetëm gjashtë.
“Projektligje të miratuar në leximin e parë 3, projektligje të proceduara në Kuvend një, dhe Projektligje që nuk kanë nisur procedurën janë 44. Këto të dhëna tregojnë për një normë të mashtrimit përmes dokumenteve. Është mashtrim me letra”, është shprehur Tahiri në konferencën për media.
Shefi i deputetëve të AAK-së, ka shtuar se qytetarët e Kosovës tash e tri vite e gjysmë e presin ligjin për sigurimet shëndetësore.
“Shikoni sa herë ka premtuar kryeministri për këtë aspekt. Sektori i shëndetësisë është sektori për eksperimental i kësaj qeverie. Ligji për sigurime shëndetësore ka pasur të vije për votim më 28 qershor në Kuvend, nuk ka ardhur”, tha Tahiri.
Ai shtoi se kjo qeveri e ka marrë votën dhe besimin mbi 50% pasi që qytetarët deshën që të shohin një ndryshim, e jo që kishte ndonjë program.