Vjen lajmi “bombë”, Mourinho te gjiganti evropian

18:03 | 04 Maj 2019

Mourinho mund të përfundojë në Seria A.

Jose Mourinho vazhdon të jetë një trajner i lirë dhe pa skuadër. Që pas largimit nga Manchesteri, tekniku portugez është ende në pritje të një ofertë të ndonjë klubi. Shumë emra skuadrash janë lakuar, por Mourinho nuk ka zgjedhur ende se cila do të jetë e ardhmja e tij.

Në Francë, prestigjozja “L’Equipe”, shprehet se portugezi është në tratativa me Romën. Mourinho nuk e ka përjashtuar si mundësi të drejtojë Romën edhe pse në Itali ka stërvitur Interin. Tashmë ngelet për t’u konfirmuar nëse lajmi i gazetës francez do të rezultoje e vërtetë apo jo.

Komento: