Madrid ia “terron” Ajaxit, po ia merr yllin e madh

19:28 | 04 Maj 2019

Real Madridi është i interesuar për mesfushorin e Ajaxit, Donny van de Beek, raporton Marca.

21-vjeçari ka kapur vëmendjen e Realit me një mori të shfaqjeve mbresëlënëse në Ligën e Kampionëve përveç 16 golave të tij në të gjitha garat këtë sezon,përcjell ORAinfo.

Van de Beek është kuptuar të jetë në një listë të objektivave të mundshëm të mesfushës të hartuar nga Zinedine Zidane, i cili po përgatitet për një rishikim masiv në Bernabeu këtë verë./ORAinfo/

Komento: