Klubi i i Premier League shumë pran Joao Felix, a do të paguaj 60 milionë

20:25 | 04 Maj 2019

Klubi i Premier League takon prindërit e lojtarit.

Joao Felix i Benfica-s është një prej talenteve më të kërkuar në rruzullin tokësor.

Portugezi i cili mund të luajë në disa pozicione ofensive, kërkohet nga gjigantët evropianë.

Sipas së përditshmes Record, Manchester City ka shfaqur zyrtarisht interesin për 19-vjeçarin.

Po sipas gazetës, drejtuesit e kampionëve në fuqi të Premier League kanë takuar prindërit e Felix.

Ata duan të bindin njëherë lojtarin dhe prindërit e tij përpara se të nisin negociatat me klubin portugez.

Thuhet që vlera e lojtarit mund të rritet deri në 60 milionë euro.

Komento: