Bayern po ia merr yllin e madh Juventusit.

21:13 | 04 Maj 2019

Sami Kherdira mund të largohet nga Juventusi.

Bayern Munich është në gjurmët e lojtarit të Juventusit, Sami Khedira, raporton Tuttosport.

Bardhezinjtë, kërkojnë që në repartin e mesfushës të sjellin një tjetër lojtar në verë dhe kjo do të bënte që Khedira të shikonte për një tjketër destinacion, pasi hapësirat për të do të zvogëloheshin për t’u aktivizuar.

Deri më tani ende nuk ka diçka zyrtare, por mbetet për t’u parë nëse diçka e tillë do të ndodhë.

Bavarezët pritet që në merkaton e verës të bëjnë shumë lëvizje, pasi këtë sezon kanë dështuar në Champions League, duke u eleminuar që në raundin 1/16.

Komento: