Përfundon takimi Udinese-Inter, askush nuk e ka pritur këtë rezultat

22:40 | 04 Maj 2019

Skuadra e Spallettit po kalon nëpër një krizë.

Interi ka harruar që të fitojë në Seria A. Skuadra zikaltër nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola në transfertën ndaj Udineses, duke koleksionuar barazimin e tretë radhazi në kampionat.

Bardhezinjtë treguan një dëshirë të madhe në pjesën e parë për të gjetur rrugën e rrjetës, nisur edhe nga objektivat e tyre për të qëndruar në Seria A. Interi ndërkohë dha shumë pak në pjesën e parë duke vuajtur edhe munesën e Icardit, i cili u la në stol nga trajneri Spalletti.

Me hyrjen e argjentinasit në fushë në fraksionin e dytë, zikaltrit u bënë më agresivë duke krijuar dy mundësi shënimi me Icardin dhe Keita Balde.

Interi mbetet në vendin e tretë me 63 pikë, po rivalët që luftojnë për vendin e katërt rrezikojnë që të afrohen nëse fitojnë. Udinese ndërkohë mbetet në vendin e fundit që qëndron në Seria A, me 4 pikë më shumë se Empoli.

Komento: