Prezantuesja Lotina Haziri që një kohë po shijon një lidhje dashurie me reperin nga Ferizaj, Mozzik
.
Dyshja kanë konfirmuar romancën përmes rrjeteve sociale, duke publikuar fotografi nga vende të njëjta.
Lotina në ndërkohë është edhe vajza e nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Hazirit.
Politikani në një emision televiziv së fundmi është pyetur për marrëdhënien e vajzës së tij me artistin e njohur.
“Ai ka qenë fans i Kadri Veselit, tani me siguri është i yti”, ka qenë pyetja që iu parashtrua nga moderatori i programit.
“Nuk e di fans i kujt është, edhe mundet me e ruajt atë, por Mozziku është bërë dhëndri im i ri”, u shpreh ai.
Haziri shtoi: “Unë jam gëzuar me të thënë të drejtën, mbrëmë e kam takuar për herë të parë. Unë e përmenda dhëndrin e ri, se e kam edhe të parin, Kënga është para martesës është fejuar me një djalë nga Tirana, që është VIP në punën e vet”.