Arrihet marrëveshja e madhe mes Napolit dhe yllit meksikan

10:29 | 05 Maj 2019

Duket se skuadra e Napolit ka arritur marrëveshje me yllin e madh.

Ylli meksikan, Hirving Lozano, i cili mbronte fanellën e PSV Eindhoven, do të jetë lojtari i skuadrës së Napolit.

‘Corriere dello Sport’ shkruan se Napoli dhe PSV kanë arritur një marrëveshje prej 40 milionë eurove për lojtarin e Meksikës, Hirving Lozano.

Lozano do të pranojë një kontratë pesë vjeçare me Napolin, pasi presidenti i skuadrës, Aurelio De Laurentiis, trajneri Carlo Ancelotti dhe agjenti Mino Raiola janë marrë vesh për detajet e marrëveshjes.

Anësori, i cili aktualisht është jashtë fushave të blerta si pasojë e një lëndimi në gju, kërkohej me ngulm edhe nga Manchester United.

Komento: