De Gea ka një javë kohë për të vendosur për të ardhmen e tij

11:29 | 05 Maj 2019

Duket se David de Gea nuk po kalon një kohë aspak të mirë.

Që nga Kupa e Botës, Rusia 2018, portieri i Manchester United, David de Gea, duket sikur ka humbur formën e tij të lartë.

Besimin në portierin e kanë humbur thuajse të gjithë, si pasojë e gabimeve që e kanë përcjellë qysh nga kampionati botëror.

Së fundmi, durimin me të e kanë humbur edhe skuadra e tij, të cilët siç raporton ‘The Sun’ i kanë dhënë një javë kohë për të vendosur rreth të ardhmes së tij.

Kontrata e spanjollit skadon në verën e ardhshme dhe ai deri më tani ka shtyrë vendimin e tij nëse do të pranoj ose jo ofertën e rinovimit.

Qëndrimi i fundit i United është se ata duan një përgjigje dhe këtë e duan në një periudhë kohore prej një jave.

Paris Saint Germain është skuadra që po monitoron me kujdes këtë situatë. Thuhet se francezët janë të gatshëm t’i ofrojnë De Gea një pagë prej 350 mijë funteve në javë.

Komento: