Ylli i Ajaxit shumë i kërkuar, futet në garë edhe Tottenhami

14:40 | 05 Maj 2019

Ylli i skuadrës së Ajaxit po bëhet shumë i kërkuar.

Holandezët kanë arritur të shkojnë deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe janë në rrugë të mirë të kalojnë në finale.

Lojtarët e rinj të skuadrës janë ata që kanë tërhequr vëmendje të madhe tek skuadrat evropiane, e një nga ta është edhe Donny van de Beek.

Mediet britanike raportojnë se së fundmi në garë për lojtarin është futur edhe skuadra e Tottenham Hotspur.

Interesim për lojtarin deri më tani kanë shprehur edhe Bayern Munich, Borussia Dortmund e Milan.

Lojtari vlerësohet me 60 milionë euro nga skuadra holandeze. Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja për lojtarin.

Komento: