Atalanata ia shuan shpresat Lazios, shënon Gjimshiti

17:14 | 05 Maj 2019

Askush nuk priste se Atalanta do të luante në Champions League

Atalanta po i bën më së miri “hyzmetin” ëndrrës për të luajtur sezonin e ardhshëm në Champions League. Skuadra e Gasperinit ka fituar me përmbysje 3-1 ndaj Lazios në “Olimpico”.

Ndeshja nuk nisi aspak mirë, pasi zikaltrit u gjendën në disavantazh që në minutën e 3-të, teksa Parolo përfitoi nga një gabim në mbrojtje. Reagimi ji Atalantës nuk do të vononte, me Zapatën që vendosi baraspeshën në minutën e 22-të. Në minutën e 58-të, Castagne kaloi në avantazh ekipin e tij pas një aksioni të bukur të kapitenit Gomez.

Gjithsesi për të vulosur 3 pikët e radhës mendoi Berat Gjimshiti. Mbrojtësi i kombëtares jo vetëm që është kthyer në titullar të padiskutueshëm në ekipin e Atalantës, por edhe di edhe të shënojë. Ai realizoi me kokë në minutën e 76-ë, pas një harkimi të bukur nga goditja e këndit. Ky ishte goli i dytë për Gjimshitin në këtë sezon, teksa ka shënuar ndaj Interit në fazën e parë. Atalanta me këtë sukses ruan vendin e katërt me 62 pikë, vetëm një më pak se Interi.

Sampdoria nuk shkoi më shumë se një barazim 3-3 ndaj Parmës, por Quagliarella vazhdon të shkëlqejë, pasi shënoi dy gola. Sulmuesi italian mbetet kryegolashënues, por tashmë me 25 gola, 4 më shumë se Ronaldo.

Komento: