Organizohet kërcim nga ura mbi Ujman në nderë të policëve të rënë në detyrë

19:59 | 25 Korrik 2024
organizohet-kercim-nga-ura-mbi-ujman-ne-ndere-te-policeve-te-rene-ne-detyre

Ministria e Punëve të Brendshme, nesër do ta organizojë ditën memoriale të policëve të rënë në krye të detyrës.

Po ashtu, nesër do të shënohet edhe 13 vjetori i rënies së heroit Enver Zymeri, i cili u vra më 26 korrik të vitit 2011 në veri  të vendit.

MPB-ja ka bërë të ditur agjendën për aktivitetet e nesërme, ku njëra ndër to është edhe gara profesionale kërcimi nga ura mbi Liqenin e Ujmanit në nderim të policëve të rënë në krye të detyrës, që pritet të nisë nga ora 14:00.

Më tej, bëhet e ditur se nga ora 13:00 do të bëhen edhe homazhe pranë pllakës përkujtimore në vendin e rënies së heroit Enver Zymeri në Zupç të Zubin Potokut.

Komento: